Pse duhet te zgjedhim si profesion zhvillimin e web-faqeve?
Pse duhet te zgjedhim si profesion zhvillimin e web-faqeve?

Ne të gjithë e dimë se teknologjia po ndryshon me shpejtësi, në të gjithë botën.
Në industrinë e IT-së, zhvillimi i softuerëve është një industri në rritje dhe ofron mundësi shumë të mira për zhvillim të karrierës, duke pasur parasysh evolimin e Kosovës me startups, krahas talentëve të rinisë Kosovare në këtë fushë.
Ky profesion është i orientuar në detaje dhe është i duhuri për ata që kanë sy per dizajn.
Por, nëse nuk keni asnjë arsye që ju frymëzon, paga sigurisht që po. Me rritjen e kërkesës, nje web developer mesatar ne Mbreterinë e Bashkuar fiton 42.500 funte në vit ( përafërsisht 4000€ në muaj) Ju mund të thoni se standardi tek ne ndryshon nga Mbreteria e Bashkuar, është ë vërtetë, por profesioni i zhvilluesit të web-faqeve, që aktualisht e ushtrojmë ose do zgjedhim në të ardhmen është profesion që nuk njeh kufij dhe ofron mundësi pune në gjithë botën.
Nëse e keni pasion zhvillimin e web-faqeve dhe jeni profesionist në këtë fushë, mund të punoni në çdo vend të botës pa qenë e nevojshme të jeni atje fizikisht.
Roli i nje Web Developeri mund të jetë i larmishëm, përmbushës dhe më e rëndësishmja, argëtues.

Mundësi më të mira karriere
Të gjithë kanë nevojë për krijimin e një web-faqeje ose per të zhvilluar karakteristika apo module te reja në web-faqet ekzistuese.
Çdo ditë është në rritje numri i përdoruesve ne internet dhe si shkas i kësaj është duke u rritur kërkesa per profesionistë të kualifikuar për zhvillimin e web-faqeve në Kosovë dhe jashte saj.
Shkathtesitë dhe shërbimet e tyre, janë arsye për kërkesë të këtyre profesionistëve në të gjithë sektorët duke filluar komapnitë e vogla duke vazhduar me institucione, mjekësi etj.

Ështe shumë e thjeshtë për të bërë dhe mësuar
Web Development është procesi i zhvillimit të një web-faqeje.Kushdo që është i interesuar të zhvillojë karrierën ne indusrinë e IT-së mund të bëhet Web Developer.
Tani se më shumë kurdo, është e mundur që lehtësisht të gjejmë materiale të mësojmë apo edhe të ndjekim tutoriale dhe kurse online.
Google na jep pafund mundësi per gjetjen e rezultatit të asaj që po kërkojmë. Gjithashtu, shumë web developerë krijojnë video të ndryshme që mund ti shfrytëzoni për të mësuar zgjidhjen e një problemi apo edhe për të mesuar një gjuhë programuese nga fillimi deri në fund.
Platformat më të njohura për të ndjekur kurse online janë: Udemy, Eduonix etj. Këtumund të gjeni kurse për pothuajse gjithçka duke filluar nga programimi, dizajni, IT etj.

Punoni nga ku dëshironi
Liria është arsyeja më e rëndësishme për të mësuar zhvillimin e web-faqeve. Interneti është kudo, mjaafton ta keni laptopin me vete dhe mund ta përdorini kudo.
Përparësia kryesore është se web-faqet janë të qasura nga e gjithë bota dhe nga secili vend i botës mund të keni akses në një web faqe ku web developerët përfitojnë shumë liri nga ky aspekt, ku dhe si punojnë.

Ofron nje mundësi për të punuar edhe në vende tjera
Të mësuarit e zhvillimit të web-faqeve është një aftësi shumë e mirë, sidomos nese keni bërë 2-3 vite eksperiencë në këtë fushë.
Teknologjia pasi të aftësoheni, ju lejon të shkoni kudo dhe të gjeni punë me një pagë të madhe apo akoma ma mirë, të vetëpunësoheni duke gjetur projekte të ndryshme në platformat ndërkombëtare të punësimit si Linkedin, Upwork etj Por nëse jeni web developer i mirë, ju nuk do keni fare nevojë për tu larguar nga vendi , pasi edhe këtu do keni një pagë relativisht të mirë.

Bëhu shef i vetes
Bëhu shef dhe rekruto veten.
Nese keni aftesi sipërmarrëse atëherë mund të filloni biznesin tuaj, ose mund të punoni edhe si freelancer.
Si Freelancer, zhvilluesit kanë mundësinë te zgjedhin projektet që dëshirojnë të punojnë dhe sigurisht edhe të përcaktojnë vetë sa dëshirojnë që të paguhen.
Ju mund te punoni kurdo që deshironi, dhe nga cili do vend që ndodheni.

Është Argëtuese – Të zhvillosh ide nga asgjë
Zhvillimi i nje web faqeje është interesant dhe krijues.
Kodimi është pa peshë. Pra ju nuk keni nevojë për ndonjë produkt fizik për ta shitur. Web-faqja punon në menyre automatike, psh nje dyqan online(e-commerce) është i hapur 24h në 365 ditë në vit. Nuk keni nevojë për objekt apo zyre për qira, apo fatura elektrike etj.
Ju mund te zhvilloni produkte minimale që ju sjellin benifite të medha.

Krijoni kontakte me njerëz nga e gjithë bota
Një fakt shumë i rëndësishëm ështe se mund të lidheni me shume njerëz në të gjithë botën, ku për një çast mund t‘ju duket e pabesueshme.
Përdorimi në rritje i telefonave, tabletëve, laptopëve dhe në përgjithësi internetit, kashtuar nevojën e rritjes çdo ditë e më tepër së profesionistëve në zhvillimin e web-faqeve.
Gjate punës si freelancer apo dhe si i punësuar në ndonjë kompani do ju rastis që tëkeni kontakte të ndryshe me persona jashtë shtetit ku punoni, pasi jo çdo herë dp jeni duke zhvilluar një projekt për tregun vendor.

Share to: